Vendosni fjalën kyçe....

Flamur Noka flet për kërcënimin me armë në seli: Unë nuk i kam parë, Basha po mbrohet nga Rama


Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur lidhur me denoncimin e fortë të bërë më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha, për kërcënimin e të rinjve të FRPD-së nga njerëz të armatosur në seli.

Noka tha se vetë nuk ka parë gjë, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se po mbrohej nga bandat e kryeministrit Edi Rama.

 “Ustallarë bravash, janë drejtues partie. Çdo ditë demaskohen në sytë e shqiptarëve. Kjo që po shihini sot s’kam më demaskim të qartë. E kanë rrethuar partinë me policinë e Edi Ramës, po se nga kush do mbroheshin? Nga demokratet? Unë nuk kam parë, po të kisha parë do të flisja ndryshe. Vjedhje vandalizim të zyrave të FRPD-së. Është njoftuar policia. Banda e brava është mbyllur në bunker. Ja kjo është i vjedhin zyrat. Imagjinoni si të përballet ku dhe të mund Edi Ramën? Kur ai lutet që t’i mbrojë Edi Rama nga demokratët.

E imagjinoni se si ka përfunduar peng Basha. Kjo është qesharake. Kjo është selia e demokratëve, nuk është selia e bravave. Jashtë selisë po e mbron Rama pengun e tij nga demokratët. Demokratët nuk janë vandalë, por njerëzit më të cilvilizuar të këtij vendi. Pyesni pengun se pse u kundërvunë. Mbështetës të armatosur unë nuk di, vetëm pengu ishte.”- tha Noka.