Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse tolerancën e marrin për frikë, bjeruni”-Publikohet audio-regjistrimi i rrallë i Berishës me Ramën në 1990


Në emisionin “Opinion” moderatori Blendi Fevziu ka shfaqur një regjistrimi të veçantë, që i përket dhjetorit të vitit 1990.

Bëhet fjalë për një dialog mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe Azem Hajdarit.

Të tre së bashku më piktorin Sali Shijaku janë gjendur në rrethana ende të paqarta në studion e një tjetër piktori të njohur të kohës, Ramadan Karanxha.

Ky i fundit ka patur asokohe një magnetofon me të cilin ka regjistruar dialogun që është zhvilluar në studion e tij.

Sipas gazetarit Fevziu, audio është sjellë në emision nga një djalë, ndërsa vetë Blendi Fevziu pasi ka kontaktuar Sali Berishën dhe Edi Ramën ka konfirmuar prej tyre autenticitetin e bisedës prej 12 minutash.

Në emision Fevziu shfaqi vetëm një pjesë të kësaj bisede ku tregohet një aprovim që Berisha ka dhënë për një qëndrim të Ramës lidhur me situatën në atë kohë.

Biseda:

Sali Berisha: Skandal …Shiko ne po përpiqemi me qef, të moderuar që të mos kemi përgjegjesi per kete .. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë keta..

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.

Berisha: Ouu .bravo … Shumë të drejte ke.