Vendosni fjalën kyçe....

Rrjeti i ri social i Donald Trumpit mbledh 1 miliard dollarë nga investitorët


Sipërmarrja e re e mediave sociale e ish-presidentit Donald Trump thotë se ka mbledhur 1 miliard dollarë nga investitorët.

“Trump Media & Technology Group” po punon për të lançuar një aplikacion të mediave sociale të quajtur Truth Social në fillim të vitit të ardhshëm.

Kjo nismë erdhi pasi Trump mbetet ende i ndaluar nga Twitter dhe Facebook pas sulmit në Kapitolin e SHBA-ve në janar.

“1 miliard dollarë i dërgon një mesazh të rëndësishëm Big Tech se censura dhe diskriminimi politik duhet të marrin fund.”– tha Trump, citon BBC.

Ai shtoi se me zgjerimin e bilancit, synon të luftojë kundër “tiranisë” së kompanive të mëdha të teknologjisë.

Trump i njoftoi planet për të nisur Truth Social në fillim të këtij viti, duke thënë se kjo do të lejonte bisedën “pa diskriminim në bazë të ideologjisë politike”.

Sipas raporteve, sipërmarrja e mediave sociale tani vlerësohet në pothuajse 4 miliardë dollarë.