Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thotë se Kuvendi i 11 dhjetorit mund të organizohet te ‘Air Albania’: I vetmi vend që nxë 7600 vetë


Ish-kreu i PD-së Basha ka lënë të hapur mundësinë e organizimit të Kuvendit në stadiumin ‘Air Albania’.

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët e Devollit, ish-kryeministri tha se për Kuvendin e 11 dhjetorit do jenë të pranishëm 7600 persona.

Ai kritikoi gjithashtu votimin e ligjeve të vaksinave e pastrimit të parave nga PS e PD, njëzëri.

“Nuk ka preokupim më të madh për mua se ku do mblidhemi 7600 vetë. I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrat është Air Albania po motin nuk e di. Prej 5 muajsh nuk takon asnjë demokrat, asnjë aktivist, asnjë militant, asnjë degë. Përveç kreut të PD-së së Durrësit. Ai ka frikë nga firmat tuaja. Dje u shënua një akt i pashembullt. PS e PD votuan njëzëri  kontratën për vaksinën, e kritikuar gjerësisht ndërkombëtarisht. Peng Basha do përgjigjet në SHBA e Shqipëri për Dosjen Muzin, do përballesh me rreptësinë më të madhe të ligjit sepse ke shkelur ligjin amerikan.” – tha ndër të tjera Berisha.