Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin në bypass-in e Rrogozhinës, humb jetën 60-vjeçari


 

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi një aksidenti të pësuar mbrëmjen e sotme në Kavajë. 

Rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka përplasur këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.