Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza Ramës: E ke kthyer Shqipërinë në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit e drogës


Kreu i PD-së Basha tha në seancën plenare se vendi është i pambrojtur nga pastrimi i parave të krimit të organizuar e drogës për shkak të korrusionit, krimit të organizuar e dobësisë së institucioneve.

Ai akuzoi qeverinë se e ka kthyer vendin në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit të organizuar e trafikantëve të drogës.

Kryedemokrati theksoi se gjatë kohës kur për shkak të pandemisë u ndalua gjithçka, industria e ndërtimit njohu rritje.

“Shqipëria mbetet e pambrojtur nga dukuria e pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar e dobësisë së institucioneve. Një studim i qeverive norvegjeze e gjermane nxorri se 60% e firmave që kanë marrë leje ndërtimi nuk justifikojnë burimet financiare.  Një skemë e kalbur ku gjallon krimi e korrupsioni, lidhja e oligarkëve me politikën e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe gjigante të pastrimit të parave të drogës e krimit të organizuar. Lavatriçja nuk ndaloi së punuari edhe gjatë pandemisë, ku u ndalua gjithçka. Ndërtimi pësoi një rritje të pashpejegueshme. Çmimi i apartamenteve po rritet në mënyrë galopante duke ua kaluar edhe qyteteve të vendeve më të zhvilluara.” – tha Basha.