Vendosni fjalën kyçe....

Dosja Kacifas – A po shantazhohet prokurori Kasaj për llogari të palës greke?


Prej disa kohësh, emisioni investigativ Stop në TV Klan ka nisur një inkursion ndaj prokurorit Emëror Kasaj.

Bëhet fjalë për prokurorin që ka çështjen e shtetasit grek, Kostandin Kacifas, i cili vdiq më 28 tetor të vitit 2018, pasi ishte rrethuar nga forcat RENA. Disa orë më herët 35-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri automatike ndaj policisë në fshatin Bularat dhe u rrethua në një zonë kodrinore ku edhe vdiq.

Çështja e Kacifas është ende në gjykatë e sipas ekspertizës, prokuroria ka arritur në përfundimin se i riu është vetëvrarë, por ky konkluzioni është atakuar në gjykatë dhe është kthyer sërish. Shteti grek e shërbimet e sigurisë po përpiqen të krijojnë presion që ekspertiza mbi vdekjen e Kacifas të ndryshoë ose të ndryshojë vendimi i prokurorisë, që të mos bazohet në ekspertizë.

Emisioni STOP në sulmin e tij ndaj prokurorit Kasaj ngre pretendimin se ai nuk ka deklaruar në ILDKP një shumë prej 50 mijë eurosh. Sipas një verifikimi të Hashtag.al, që ka parë të dhënat konfidenciale të deklaratës në ILDKP, prokurori Kasaj e ka përmendur këtë çështje në deklaratën e tij të pasurisë, dosje e verifikuar nga ILDKP dhe nga KLP.

Hashtag.al ka siguruar edhe një vendim gjyqi, ky gjykata ka vendosur të procedojë për mashtrim shtetasin me të cilin prokurori Emëror Kasaj ka konfliktin prej 50 mijë eurosh. Lexo këtu: Vendimi

Në dritën e këtyre evidencave të reja, minimalisht sulmi ndaj prokurorit Kasaj përmend të pavërteta, ndërsa në skenarin më të keq bëhet fjalë për një operacion mediatik të nxitur nga pala greke me qëllim thyerjen e prokurorit Kasaj sa i takon çështjes Kacifas. /Hashtag.al