Vendosni fjalën kyçe....

Plas debati në GJKKO për ‘çështjen Shullazi’, avokati Vladimir Meçe: Vendim skandaloz, do ankohemi në institucionet ndërkombëtare


Është shoqëruar me debate seanca gjyqësore ndaj Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit, pasi trupa gjyqësore e Apelit të GJKKO-së vendosi vijimin e gjykimit të tyre pa prezencën e avokatëve mbrojtës.

Avokati Vladimir Meçe i cili foli pë gazetarët, e quajti vendimin e GJKKO-së skandaloz.

Shtyrjet e shumta që kanë pasur proceset gjyqesore ndaj klientit të tij, Meçe i ka konsideruar si “telenovela”.

Meçe u shpreh se e drejta e mbrojtjes prevalon mbi çdo të drejtë tjetër dhe nuk mund të shkelen nenet e Kushtetutës nga vetë trupa gjykuese, prandaj shtoi ai do të kërkohet përjashtimi i tyre nga organet kompetente.

Seanca gjyqësore sot është zhvilluar pa avokatë mbrojtës dhe vetëm me të pandehurin Endrit Qyqja në sallë gjyqësore.

Gjykata e Posaçme e Apelit i kishte paralajmëruar një javë më parë të pandehurit se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të merrej vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.

Deklarata e avokatit Vladimir Meçe:

Gjyqi pa prezencën e Blerim Shullazit pasi sipas gjykatës nuk ishte i vërtetuar shkaku shëndetësor i mungesës së tij ndërkohë që i burgosuri s’ka mundësi të vërtetojë është institucioni i paraburgimit ai që e vërteton ose jo në kushtet kur sipas vendimit që dëgjuam në seancë në shkallë të parë të dy këta të pandehur kanë qenë të përfaqësuar nga avokatë të zgjedhur.

Gjykata konkludoi që këta i kanë mundësitë financiare për të zgjedhur avokatë por s’i kanë zgjedhur me qëllim që të shtyjnë gjykimin.

Dua të sqaroj që u zhvillua nje debat mjaft i gjatë në seancë për faktin se e drejta e mbrojtjes prevalon mbi të gjitha të drejtat e tjera dhe mbi atë të afatit të arsyeshëm në të cilin duhet të zhvillohet një gjykim.

Sikundër është kërkesë e domosdoshme që gjykimi të zhvillohet nga një gjykatë e paanashme e në rastin në fjalë dy gjyqtarët kanë pasur konflikt në zhvllimin e këtij gjykimi që ne kemi kërkuar përjashtimin s’na është pranuar.

Ngritëm dhe problemin e ezaurimit të listës së avokatëve kryesisht se kjo gjykatë ka disa muaj që mbështetet vetëm në disa avokatë të listës kryesisht të cilët ose kanë qenë të sëmurë, madje njëri ka qenë në kemp, një tjetër a pasur djalin në gjendje të keqe shëndetësore e arsyet e tjera, në një kohë që gjykata kishte detyrimin  të zgjidhte avokatë të tjerë nga lista për të përfaqësuar dy të pandehurit që kishin mbetur pa mbrojtje.

Duke dashur të transferojnë përgjegjësitë e saj tek mbrojtësit, kjo gjykatë mori këtë vendim të pashembullt të padëgjuar më parë që të vijojë shqyrtimin gjyqësor pa prezencën e avokatëve mbrojtës për Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin madje dhe pa prezencën e Blerim Shullazit.

Po në këtë moment të pandehurit u larguan nga salla e gjyqit duke detyruar që dhe ne të largohemi se ne jemi në shërbim të tyre jo të gjykatës, pavarësisht se detyrën tonë si mbrojtës duhet ta vijonim.

Ky vendim skandaloz i pashembullt i padëgjuar më parë na bëri të kërkojmë dhe përjashtimin e trupës gjyqësore.

Nuk e di në dijeninë tonë gjykimi po vijon, prokuroria ka hequr dorë nga ankimimi, SPAK kishte ankimuar vendimin e pafajësisë ka hequr dorë nga ankimimi dhe gjykata po vijon me leximin e ankimeve që janë bërë nga ana jonë.

Ne do e bëjmë publik këtë veprim skandaloz të gjykatës por do i drejtohemi gjithë organeve qeverisëse të gjyqësorit dhe institucioneve ndërkombëtare. Të presim çfarë do vendosë gjykata.