Vendosni fjalën kyçe....

“Vajti me gëzim te Presidenti për datën e re”/ Vasili: Kush ja shkuli Bashës veshin që nuk u regjistrua për zgjedhjet e 13 tetorit?


Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka përforcuar deklaratat e Presidentit Meta kundër Lulzim Bashën.

Vasili kërkon të dijë se cili i “shkuli veshin Bashës” që nuk regjistroi partinë për zgjedhjet lokale 2019.

Madje sipas Vasilit, kryedemokrati shkoi me gëzim te Presidenti për datën e re të zgjedhjeve lokale 2019.

“Kush ja shkuli veshin Bashës, që nuk u regjistrua për zgjedhjet e 13 tetorit?

Vajti më shumë gëzim dhe me turravrap të Presidenti për datën e re të zgjedhjeve lokale të 2019.

Kur u caktua data e re dhe zgjedhjet lokale u dekretuan nga Presidenti në 13 tetor nuk u regjistrua hiç fare.

Se ky demek i donte edhe zgjedhjet një sahat e më parë.

Po kush ja shkuli veshin xhanëm, që nuk e la të protokollonte kërkesën për regjistrim zgjedhje?

Se ky ka edhe protokollin në parti më të rëndësishëm edhe se kushtetuta”-shkruan Vasili.