Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin tek Kopshti Zoologjik, i moshuari dërgohet në gjendje të rëndë në spital


Një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:15, kur një makinë me drejtues shtetasin me inicialet A.F. ka aksidentuar një 86-vjeçar me iniciale H.V. i cili lëvizte në këmbë. I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

“Me datë 22.11.2021, rreth orës 14:15, tek mbikalimi i Kopështit Zoologjik, mjeti me drejtues shtetasin A. F., ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. V., 86 vjeç.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- bën me dije policia.