Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një pallat në zonën e Freskut, evakuohen banorët


Një zjarr ka rënë në katin e dytë të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë në afërsi të “Thesarit”.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve ndërkohë që banorët e pallatit janë evakuuar.

Flakët shihet që kanë pushtuar apartamentin ndërsa raportohet se nuk ka persona të bllokuar në banesë.