Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në rritje midis kampeve të Biden e Harris, ‘lufta’ e heshtur në Shëpinë e Bardhë – Media


Rënia e vlerësimeve të miratimit për presidentin Joe Biden dhe zëvendësen e tij Kamala Harris supozohet se i ka kthyer dy politikanët dhe kampet e tyre kundër njëri-tjetrit, sipas thashethemeve që vijnë nga të dy skajet e spektrit politik.

Me vlerësimin e miratimit të Harris në 28%, sipas një sondazhi të fundit, titujt rreth performancës së saj si zëvendëspresidente kanë qenë brutalë.

CNN ka pranuar se disa anëtarë nga stafi i zv.presidentes po ‘bëhen të furishëm’. Në një raport që zbuloi CNN në fillim të javës, thuhet se ndihmësit e ‘West Wing’ janë ‘të lodhur’ nga ‘mosfunksionimi i rrënjosur dhe mungesa e fokusit’ nga kampi i Harris.

Ndërkohë, ndihmës të shumtë të tanishëm e të mëparshëm po ankohen se zv.presidentja ishte ‘mënjanuar’ nga Zyra Ovale, sipas raportit.

Administrata u përpoq me vonesëtë projektonte imazhin e një Shtëpie të Bardhë harmonike për publikun të hënën, me sekretaren e shtypit Jen Psaki që e quajti Harris një ‘partnere jetike’ për Biden, por kritikët e presidentit janë ‘gostitur’ publikisht me shenjat e trazirave brenda administratës. për javë të tëra.

Një sondazh i USA Today/Suffolk tregoi javën e kaluar se vlerësimi i miratimit të vetë presidentit ishte në 38%, me gati dy të tretat e amerikanëve që i kërkonin partisë të kandidonte dikë tjetër në zgjedhjet e vitit 2024, duke përfshirë 28% të demokratëve.

Ndërsa Harris lufton me një vlerësimin më të keq se Dick Cheney gjatë administratës së presidentit Bush, disa nga mbështetësit e saj, duke përfshirë aktivistin Al Sharpton, kanë lënë të kuptohet se ajo nuk është krijuar për të dështuar dhe po i kërkojnë administratës që të përdorë më mirë talentet e saj.

“Kamala Harris është një lidere, por nuk po vihet në pozicione për të udhëhequr. Kjo nuk ka kuptim. Ne duhet të mendojmë në mënyrë afatgjatë dhe duhet të bëjmë atë që është më e mira për partinë,” tha një donator kryesor i presidentit Biden për CNN. Ndërkohë, një ish-ndihmës i Harris tha se administrata ‘po e dërgonte vazhdimisht aatë në zgjidhjen e problemeve që janë në situatat e vendet e gabuaran për aftësitë e saj’.

Një shembull ishte vendimi i presidentit për t’i caktuar Harrisit rolin e ‘cares’ së kufirit, të cilin zv.presidentja Harris thuhet se hezitonte ta merrte, duke e ditur se ishte një situatë ‘jo-fituese’.

Zv.presidentja e parë femër me ngjyrë u përshëndet pas thyerjes së tabuve pas zgjedhjeve të nëntorit 2020, por shumë amerikanë tashmë ishin përjashtuar nga fushata e saj presidenciale e zbehtë dhe historia polemizuese si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Edhe zonja e parë thuhet se ka bërë ‘hetime’ me shpresën për të gjetur një mënyrë për të hequr Harrisin në heshtje nga administrata, sipas ekspertit konservator Jack Posobiec. Ish-oficeri i inteligjencës detare pretendoi muajin e kaluar se vetë stafi i Harris i referohej presidentit si ‘Titaniku’.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani