Vendosni fjalën kyçe....

Berisha me demokratët në Fushë-Krujë: Foltorja ka bërë sot miq në mbarë Europën dhe Botën


Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot Foltoren e tij të radhës në qytetin e Fushë-Krujës. Ai pati një pritje të ngrohtë nga demokratët e kësaj dege, ndërsa e nisi fjalimin e tij me një falenderim për kryetarin e PD-së në Fushë Krujë, Agron Loka, duke thënë se ka qenë të parët që e ka mbështetur lëvizjen e tij.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Foltorja ka bërë mjaft miq në Europë dhe në Botë, që e shohin këtë si lëvizjen më pozitive të ndodhur në këto 30 vite në Shqipëri.

“Të dashur demokrate dhe demokratë të Fushë-Krujës dhe Krujës të pranishëm në këtë sallë.

I dashur zoti kryetar i degës së PD-së në Fushë-Krujë Agron Loka, të dashur sekretarë dhe anëtarë të Kryesisë së PD-së të pranishëm në këtë sallë, të nderuar ish-drejtues, ish-themelues të PD-së në degën Fushë-Krujë, të gjithë qytetarëve të Fushë-Krujës dua t’ju shpreh mirënjohen time më të thellë dhe nderimin më të madh të mbështetjes së jashtëzakonshme që ju dëshmuat ndaj kësaj lëvizjeje, që dëshmon revolucionin paqësor të një lëvizje historike të shqiptarëve, përballjen me narkoshtetin apo diktaturën e Krimit dhe të drogës.

Kam kënaqësinë t’ju informoj se kryetari juaj ka qenë ndër të parët që ka mbështetur këtë nismë dhe në një bisedë që zhvillova me të mbeta i inkurajuar me lëvizjen që ka pushtuar sot zemrat dhe mendjet e demokratëve në Shqipëri dhe në diasporë, edhe qindra mijërave qytetarëv e shqiptarë që duan të ndërtojnë një të ardhme më të mirë në vend por që shohin si pengesë muret e ndërtuara nga narkoshteti.

Por më lejoni t’ju informoj dhe t’ju siguroj se Foltorja apo revolucioni ynë pqësor ka bërë sot miq në mbarë Europën dhe Botën, ata e shohin këtë zhvillim si zhvillimin më pozitiv apo të themi të vërtetën si të vetmin zhvillim pozitiv të 8 viteve të fundit në Shqipëri.

Foltorja e cila së pari ndezi shpresat në zemrat e demokratëve është shtue sot në dritë shprese në tunelin e zi në të cilin kishte ngujuar narkoshteti shqiptar qytetarët e këtij vendi.

Nuk ka nevojë për ta paraqitur Evi Kokalarin, fare, foltorja u thirr nga ndërgjegja, nga idealet e demokratëve shqiptarë në një moment vërtet shumë kritik për vendin dhe kombin.”– deklaroi Berisha.