Vendosni fjalën kyçe....

 “Pse nuk dëshmon në Belgjikë për ‘Toyota Yaris’?”- Basha i përgjigjet Ramës: Shko në SPAK dhe merr fotokopjen, e ke prej një viti


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij iu drejtua me një pyetje kryedemokratit Lulzim Basha, për çështjen në hetim të njohur si “Toyota Yaris”.

Ai e pyet Bashën se përse nuk ka shkuar të dëshmojë në gjykatën belge si person në dijeni.

“Toyota Yaris pse nuk shkon në gjykatën në Belgjikë, sa herë të kanë thirrur në gjykatë. Pse nuk ke shkuar, shko dëshmo të kanë thirrur si person në dijeni atje. E dija pra foltores këtë punë.
Pse skanerin duhet ta paguajën qytetarët? Është cështje filozofie kjo, nëse një PPP është një shërbim të cilin shteti do ta bëjë për vete, në rregull ta bëjë po pse ia faturon qytetarit. Ky është ndryshimi si i kuptojmë ne koncesionet dhe si i bëni ju partneritetet. Dializën e paguan, shteti, laboratorët nuk i paguan qytetari po shteti. Nuk shkojnë te oligarkët shkojnë për të shlyer investimin. Po të bësh një shërbim që ti ke nevojë të kontrollosh maune e t’ja vësh në faturim bizneseve, kjo është grabitje. Me c’dëgjova unë tani gjendja është e rëndë shumë. Ka rënë gardhi i vetëpërmbatjes është shfenuar goja, si të në ka kishte ardh këtu ai tjetri po ai është origjinali.

Sa për besimin.. po kujt i besojnë shqiptarët Luzlim. Sa nga këta që ke rrotur të besojnë ty, sa? Bëj një reflektim shikoi mirë. Ty s’të beson gjysma e këtyre që janë këtu kur flet e pretendon se të beson Shqipëria dhe ca forca të errëta që janë vënë mes teje dhe të ardhmes edhe na kanë vënë ne këtu që të mbajmë errësirën kurse ti komisari i dritës po përpëlitesh këtu që ti sjellësh dritë Shqipërisë. O Lulzim mbahu mër burr mbahu. Mbahu se për burrat janë të gjitha. Mbahu mos e lësho veten kështu se u bërë komplet … mbahu tani mbahu.” – u shpreh Rama.

Kryedemokrati Basha i cili mori fjalën, iu kundërpërgjigj Ramës duke i kërkuar atij të botojë fashikullin e çështjes së tij për “Toyota Yaris”. Basha tha se Rama e di mirë se çfarë ka thënë ai në gjykatë pasi e ka në SPAK.

Ai i kërkoi më tej kryeministrit t’iu thotë shqiptarëve se me çfarë morali iu kërkon deputetëve të ngrenë dorën për të rritur borxhin.

Më drejtohet mua më thotë pse nuk shkon ti në Belgjikë, shko në SPAK dhe merr fotokopjen e dëshmisë sime në prani të prokurorëve, prokurorit belg e autoriteteve shqiptare për ‘Toyota Yaris’. Se ti e di fare mirë, ti ndal çështje penale. Fashikullin e çështjes sime e ke prej një viti, merre botoje, po ta kisha unë do e botoja. Lëri gënjeshtrat, mos u fshih tek dhoma e miellit, por thuaju shqiptarëve se me çfarë morali vjen këtu dhe iu kërkon deputetëve të tu të ngrenë dorën për të rritur dhe njëherë borxhin pa iu kthyer shqiptarëve asgjë mbrapsht. Ky është thelbi, është e vërteta.

Hallet e shqiptarëve janë shqetësimi ynë. Zgjedhja e këtyre halleve fillon me largimin e sojit tënd nga politika. Duke qenë se mekanizmin e votës e ke bllokuar, voto vettingun në politikë. Kjo sallë kurrë më nuk do t’i takojë duarve të mpira që ngrihen për të shtuar taksat, borxhin, për të vjedhur shqiptarët.”- tha Basha.