Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllen eliminatoret e Botërorit, Shqipëria vuan por fiton ndaj Andorrës


Shqipëria e ka mbyllur me fitore fazën kualifikuese për Botërorin Katar 2022 por nuk ka mundur të sigurojë kualifikimin.

Ndaj Andorrës, kuq e zinjtë fituan me rezultatin minimal 1-0. Goli u shënua nga pika e bardhë nga Endri Çekiçi.

Në grupin I, Shqipëria e mbylli në vendin e tretë pas Anglisë dhe Polonisë.

Në këtë grup, Anglia siguroi direkt kualifikimin ndërsa Polonia do t’i duhet të luajë edhe në play off.