Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh nesër kryesinë e partisë


Kreu i PD-së, Basha, ka thirrur nesër mbledhjen e kryesisë.

Ajo pritet të nisë në orën 16:00 në selinë blu e vjen mes përplasjes që po ndodh mes kryedemokratit e ish-kryeministrit Berisha.

Ky i fundit ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor. Basha e Sekretari i Përgjithshëm Bardhi e kanë quajtur tallje lëvizjen e Berishës duke thënë se 4200 firmat e pretenduara të mbledhura prej tij e të dorëzuara në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar Paloka, janë blof.