Vendosni fjalën kyçe....

Meta liron nga detyra ambasadorin e Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë, Igli Hasanit.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi nga zyra e shtypit në Presidencë.

 “Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja ‘dh’, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 ‘Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë’, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:

Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.”– thuhet në njoftimin e Presidencës.