Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Beograd me logon e FarmaNet në çadër, pronari u arrestua për kontrabandë ilaçesh


Kryeministri Edi Rama ditën e sotme udhëtoi për në Beograd për takimin e nismës “Ballkani i Hapur”.

Duke zbritur nga shkallët e avionit “Air Albania” në aeroportin e Beogradit, Kryeministri Rama mbante një çadër shiu me logon e FarmaNet.

Pronari i firmës farmaceutike FarmaNet, Sokol Topçiu, 3 javë më parë u arrestua me akuzat për kontrabandë me ilaçet por më pas u lirua dhe është nën hetim.

Në një vëzhgim të të dhënave të kompanisë FarmaNet në portalin Open Data, rezulton se kjo kompani ka përfituar 181 kontrata publike me vlerë 312 700 717,34 lekë. /Hashtag.al

Video marrë nga media serbe Tanjung