Vendosni fjalën kyçe....

Vlefshmëria e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 në Kushtetuese, mbyllet seanca, vendimi brenda 30 ditësh


Është mbyllur seanca në Gjykatën Kushtetuese që shqyrtoi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Pas kësaj, Kushtetuesja do marrë vendimin brenda 30 ditëve, siç e përcakton ligji.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm përfaqësues nga Kuvendi, Presidenca, Kryeministria, KQZ-ja, Avokati i Popullit si dhe Shoqata e Bashkive.

Avokati i shoqatës së bashkive, Jordan Daci, ia ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të mos e marrë për bazë opinionin e Komisionit të Venecias, ndërsa të kundërtën e kësaj ka kërkuar përfaqësuesja e Kryeministrisë, që bën thirrje që Opinioni i Venecias të merret parasysh.

Ndërkohë përfaqësuesja e Presidencës ka thënë gjatë seancës së zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës kanë qenë problematike dhe nuk mund të quhen zgjedhje pasi qytetarët nuk kanë pasur mundësinë të zgjedhin.

Duhet thënë se 6 prej bashkive të vendit nuk kanë kryetare presin një datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

Bashkitë pa kryetar të zgjedhur janë Shkodra, Durrësi, Vora, Dibra, Rrogozhina e Lushnja.