Vendosni fjalën kyçe....

Akuza e fortë e Bashës: Bossi i kokainës ka rezervuar një kat në pallatin më të lartë të Tiranës


Ndërsa komentonte deklaratat e kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë nga foltorja e Kuvendit ndaj tij.

Basha iu përgjigj Ramës se pandemia nuk kishte penguar ngritjen e një kulle me 50 kate në mes të Tiranës. Madje një “boss kokaine” siç shorehej ai, kishte rezervuar një kat në ndërtesën që ende nuk ka përfunduar. Por nuk përmendi emër.

 “Ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë sot. Ndërkohë që Covidi ju pengoi të ndërtonit shtëpi, nuk ju pengoi të ngrihej kulla me 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët, krimin e organizuar dhe bosët e kokainës.

Siç e di edhe ti fare mirë, siç e di dhe unë nga partnerët tanë, ndoshta ta thotë dhe drejtori yt i ri se cili bos kokaine ka rezervuar çfarë kati te ndërtesa më e lartë në Shqipëri, që Covidi nuk e ndaloi.”– janë fjalët e Bashës.