Vendosni fjalën kyçe....

Forbes: Elon Musk është tani personi më i pasur në histori


Elon Musk tani është personi më i pasur në planet, që pasi vlera e Teslës shkoi mbi 1 trilion dollarë (726 miliardë paund).

Forbes vlerëson se pasuria neto e Elon Musk ka shkuar 271.3 miliardë dollarë të hënën – ose rreth 41.7 miliardë dollarë më shumë se të premten. Për këtë, ai mund të falënderojë një rritje prej gati 13% në aksionet e kompanisë Tesla plus më shumë se 16 milionë opsione të reja të aksioneve, me vlerë 16.1 miliardë dollarë, të dhëna sipas raportit të fundit të fitimeve të Tesla-s.

Tesla u bë prodhuesi i parë i makinave me një vlerë prej 1 trilion dollarësh këtë javë pasi kompania e dhënies së makinave me qira Hertz porositi 100 000 mijë mjete Model 3, duke shënuar kështu marrëveshjen e saj më të madhe deri më tani. Kjo e bëri Teslën më të vlefshme se dhjetë prodhuesit më të mëdhenj të makinave botërore së bashku.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji themeluesi dhe ish-CEO i Amazon, Jeff Bezos u bë personi më i pasur ndonjëherë në renditjen e Forbes të 400 njerëzve më të pasur të Amerikës, duke kryesuar me një pasuri prej 201 miliardë dollarësh. Pasuria e tij neto në fakt ishte rritur deri në 212 miliardë dollarë kur aksionet e Amazon arritën kulmin në korrik – plot 59.3 miliardë dollarë më pak se sa vlen Musk tani.

Kur Forbes filloi për herë të parë të gjurmonte pasurinë e miliarderëve, në vitin 1982, personi më i pasur në Amerikë ishte manjati i anijeve Daniel Ludwig, me vlerë 2 miliardë dollarë, ose rreth 5.5 miliardë dollarë në dollarët e sotëm.

21% e aksioneve të Elon Musk në Tesla përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë së tij, por ai gjithashtu ka një pakicë të aksioneve në kompaninë private të raketave që ai themeloi në vitin 2002, SpaceX. Biznesi së fundmi u vlerësua nga investitorët me 74 miliardë dollarë, pas një raundi financimi në shkurt.

Nuk do të gjeni shumë pasuri të paluajtshme apo shumë asete të tjera të vlefshme në portofolin e Musk. Pavarësisht pasurisë së tij të jashtëzakonshme, Musk ka zgjedhur të bëjë një jetë më të thjeshtë se mund të mendoni. Në pranverën e vitit 2020, ai u zotua të heqë pjesën më të madhe të pasurisë së tij fizike, duke përfshirë një gjysmë duzinë pallatesh në Kaliforni. Që nga qershori, rezidenca kryesore e Musk ishte një shtëpi me qira “e palosshme dhe e parafabrikuar”, në madhësinë e një apartamenti studio, në Teksas.