Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon pamjet nga lagjia e re në Kavajë: Për pak javë hapen dyert për 359 familje të prekura nga tërmeti (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama thotë se për pak javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019-ës.

Këtë mëngjes, Rama ka publikuar një video të punimeve nga blloku i ri i banimit në Kavajë, ndërsa uron qytetarët për një javë të mbarë.

“Mirë mëngjes! Dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë.”- shkruan Rama krahas videos.

Në këtë video thuhet se punimet janë drejt përfundimit ndërsa jepen pamje të tyre nga brenda dhe jashtë.