Vendosni fjalën kyçe....

“Legen, më bën moral ti mua” – Përplasen Shalsi dhe Shehi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave


Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua marrja borxhit të ri publik.

Kryetari i Komisionit Eduart Shalsi i kërkoi deputetit të opozitës Dashamir Shehi, që të mos qeshte kur flisnin kolegët e maxhoranxës.

Pas kritikës nga Shalsi, Shehi u nervozua dhe e quajti atë “legen”. Në fund, deputeti demokrat i kërkoi Shalsit që mos t’i bënte më moral, pasi shprehet se ai ka qenë shembull i edukatës në parlamentin shqiptar në këto 30-vjet.

Pjesë nga debati:

Eduard Shalsi: Unë nuk besoj se as zoti Shehi, as ndonjë deputet tjetër nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme është që edhe kur nuk biem dakord mos të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Konstatova dy fakte dhe shpreha dy shqetësime, sikundër që çdonjëri prej jush është i bindur t’i thotë. Unë kam përgjegjësinë të moderoj këtu por nuk kam asnjë të drejtë mbi ju. Shpreh bindjen se Komisioni do të vijojë me profesionalizëm duke kundërshtuar njëri-tjetrin, por duke qenë të papëlqyeshëm për njëri tjetër. Nëse dikush do të ndërtojë një objeksion, do të bëjë ironi, do qeshi do të marrë një fjaë apo kundërshti nga personi tjetër, atëherë natyrisht, por mua nuk më shqetësojnë debatet konstruktive, as shpotitë dhe as të qeshurat ndonjëherë për sa kohë nuk janë dashakeqe, sikundër nuk ishte dhe rasti konkret.

Dashamir Shehi: Shiko po ja kursej këtyre kolegëve këtë muhabetin sepse është i kot ky moralizmi. Këtu nuk je pronari i fronit këtu. Ne për gjestet tona të pahijshme që bëjmë, mbajmë përgjegjësi personale.

Zonjën e njoh që fëmijë dhe nuk pas qëllim as të qeshë dhe as ta poshtëroj. Ky është një budallallëk i kotë që thua ti se ‘pse qeshe ti’. Unë mund të qesh dhe kur thua ti ndonjë fjalë. Jam 64-vjeç, kam 30-vjet në këtë parlament, mos e bë më dhe kaq. Legen! Po turp o burrë. Mos e bë më dhe kaq!

Eduart Shalsi: Çfarë mos të bëj më?

Dashamir Shehi: Po më jep mua leksion ti për edukatën këtu në parlament. Po turp o burrë. Kam qenë shembulli i edukatës këto 30-vjet.

Eduart Shalsi: S’paske kuptuar gjë fare çfarë them unë.