Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Shqipëria në listën e zezë të vendeve të korruptuara, vettingu në politikë jetik për vendin


Kreu i PD-së Basha tha në Kuvend se sipas shumë raporteve ndërkombëtare, Shqipëria është nën pushtetin e korrupsionit dhe kjo po i kushton shumë vendit në të gjitha drejtimet.

Kryedemokrati lexoi disa raporte të organizatave ndërkombëtare ndërsa tha se selia blu ka depozituar propozimet për ndryshimet kushtetuese për tre çështje jetike.

Basha tha se reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe vettingu në politikë janë prioritetet e qytetarëve dhe jo vetëm të PD-së.

“Taksa e ryshfetit na rendit të dytët në botë pas Zambias. Korrupsioni ka shkatërruar konkurrencën, ka shkatërruar vendet e punës, ka penguar investitorët e huaj që duan të vijnë të investojnë në vend. 1.5 milionë euro është shuma që kompanitë duhet të paguajnë për korrupsionin. Paratë e korrupsionit përfundojnë te një kastë e majmur. Qeverisja e korruptuar ka bërë që qindra mijëra shqiptarë të largohen nga vendi. Pesë ditë më parë PD-ja ka propozuar amendamentet kushtetuese për tre çështje jetike. Reformën zgjedhore me të gjitha aspektet e saj, reformën territoriale si dhe ai i vettingut në politikë që është mjeti që do adresojë më së miri produktin e raporteve që përmenda pak më parë. Pastrimin e politiikës nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me interesin e qytetarëve.” – tha Basha.