Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët socialistë largohen nga mbledhja e Komisionit për zgjedhjet e 25 prillit


Pas përplasjeve të vazhdueshme, deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtarët e Partisë Demokratike, po votonin rregulloren e Komisionit nen për nen, ndërkohë që socialistët u ngritën nga tavolina dhe për pasojë nuk është miratuar rregullorja e komisionit.

“Zoti kryetar nuk mundet të vazhdoni, jeni duke vepruar në kundërshtim me ligjin” – tha nënkryetari i Komisionit, Toni Gogu, ndërsa kryetari i Komisionit Enkelejd  Alibeaj po vijonte me votimin e rregullores nen për nen.

“Në këtë pikë ajo që mund t’ju them është se deri në këtë pikë arritëm me rregulloren. Nuk arritëm dot të miratonim pjesën tjetër të neneve, as miratimin në tërësi. Nëse zonja Mara do tërrijë atëhere mund të vazhdojmë. Zonja Mara do të rrini? Ju vjen keq. Dakord.”– tha Alibeaj, pasi u larguan të gjithë anëtarët socialistë.

Në fund Alibeaj, vendosi që data e mbledhje së ardhshme të bëhet ditën e mërkurë në datë 27 tetor, në orën 11:00.

 “E vetmja gjë që mund të bëjmë është të caktojmë datën e mbledhjes së radhës. Propozoj që data e mbledhjes së ardhme të jetë në datë 27 tetor, ditë e mërkurë ora 11:00 paradite në këtë sallë.”- tha Alibeaj.