Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lushnjë-Rrogozhinë


Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë ku një kamion ka përplasur një këmbësor.

Nga përplasja ka ndërruar jetë këmbësori një shtetas rreth 70-vjeç.

Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës”-njofton policia.