Vendosni fjalën kyçe....

PS bojkoton Komisionin e hetimit të zgjedhjeve, Bardhi: Nuk pengojnë dot opozitën për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve


Partia Socialiste ka bojkotuar sot mbledhjen e Komisionit të Hetimit të Zgjedhjeve që ishte parashikuar të mbahej në orën 15:00.

Pas kësaj, Sekrtetari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se ky veprim nuk e ndal dot opozitën për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit.”- shkruan Bardhi.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili gjithashtu ka reaguar përmes një reagimi në ‘Facebook’ ku thekson se mbledhja është bojkotuar pa shkak, ndonëse ishte kërkuar nga vetë PS-ja.

“Çfarë turpi!
Rilindja bojkoton pa asnjë shkak e arsye mbledhjen e Komisionit Hetimor për zbardhjen e zgjedhjeve të 25 prillit!
Mbledhjen e kërkuan po vetë për sot në 20 tetor!
Pengojnë dhe zvarritin me çdo mjet zbardhjen e 25 prillit.
Kanë shumë frikë nga e vërteta!”-
shkruan Vasili.