Vendosni fjalën kyçe....

Shteti në Gjermani bëhet i pari që lejon supermarketet të mos u shesin as produktet ushqimore të pavaksinuarve


Shteti gjerman Hesse është bërë i pari që u ka dhënë leje bizneseve që t’u mohojnë aksesin të pavaksinuarve edhe në produktet bazë.

Supermarketeve në Hesse u është dhënë leja për të mohuar të drejtën për të blerë ushqim dhe gjëra të tjera të domosdoshme, për ata qytetarë që nuk e kanë bërë vaksinën anti-Covid.

Sipas politikës së re, dyqanet mund të vendosin nëse do të zbatojnë ‘rregullin 2G’, që do të thotë lejimin e hyrjes vetëm të të vaksinuarve dhe të shëruarve apo ‘rregullin 3 G’ për ata që janë testuar negativisht për virusin.

Pavarësisht vendimit, çuditërisht miinistri Volker Bouffier i tha gazetës BILD se shpresonte që rregulli i ri të mos zbatohej gjerësisht, duke shpjeguar: “Ne presim që ky opsion të përdoret vetëm disa ditë dhe bizneset të cilat plotësojnë nevojat e përditshme nuk do ta përdorë atë.”