Vendosni fjalën kyçe....

10 viktima dhe 441 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e fundit të situatës së pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3572 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 441 qytetarë, në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd.

Janë 6,365 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Tetor 2021)
Raste të reja ditore        441
Të shëruar në 24 orë      628
Të shtruar në spitale       146
Humbje jete në 24 orë    10
Testime ditore                3,572

Testime totale              1,253,624
Raste pozitive                177,108
Raste të shëruara           167,936
Raste Aktive                     6,365
Humbje jete                     2,807

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            2,993
Durrës            778
Fier                 664
Shkodër         497
Elbasan          258
Lezhë              205
Gjirokastër      204
Berat              196
Vlorë              195
Korçë             148
Kukës             139
Dibër              88