Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin në Fier, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur në Fier në vendin e quajtur “Mbrostar Ura” ku një makinë ka përplasur një motomjet.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është dërguar në spital.

Policia ka shoqëruar shtetasin e E.S.

Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur “Mbrostar Ura” shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.