Vendosni fjalën kyçe....

Dy adoleshentët në Australi akuzohen për vrasjen e 14 kangurëve


Policia australiane ka akuzuar dy djem adoleshentë për vrasjen e 14 kangurëve në një qytet bregdetar në jug të Sidneit.

Banorët i gjetën kafshët e therura në dy rrugë të ndryshme në Batemans Bay të Shtunën dhe policia nisi hetimet.

Policia i tha BBC-së se tufa e kangurëve ishin goditur nga një makinë. Oficerët arrestuan dy djem 17-vjeçarë të hënën, por nuk dhanë asnjë informacion mbi motivet.

Adoleshentët janë akuzuar për “rrahje dhe vrasje të pamatur të një kafshe” dhe do të dalin në gjyq muajin e ardhshëm.

Sipas ligjit të Uellsit të Ri Jugor, çdokush i dënuar për mizori të kafshëve përballet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 22 mijë dollarësh australianë.

Mes kafshëve të vrara ishin edhe dy foshnje kanguri, ndërsa një tjetër u gjet i plagosur nga një banor.

Shërbimi vullnetar tha se ishte tronditur nga vrasjet e kafshëve në zonën e qetë buzë plazhit.

Mesatarisht, ka rreth 50 mijë ankesa për mizori ndaj kafshëve në Australi çdo vit.