Vendosni fjalën kyçe....

Macron zotohet: Do të bindim botën ta heqin të gjithë dënimin me vdekje


Presidenti Emmanuel Macron njoftoi të shtunën se Franca do të “rinisë luftën për heqjen universale” të dënimit me vdekje duke organizuar takime “në nivelin më të lartë” për të bindur udhëheqësit e vendeve që ende e zbatojnë atë për ta hequr.

 “Unë po ju them më 9 tetor 2021 se Franca do të rifillojë luftën për heqjen universale të tij (dënimit me vdekje).”- tha Macron në një fjalim në Pantheon në Paris, ku u shënua 40 vjetori i heqjes së dënimit me vdekje në Francë.

Ai tha kur Franca të marrë Presidencën e Bashkimit Evropian, në gjysmën e parë të vitit 2022, do të organizonte në Paris me OJQ Ensemble Contre la Peine de Mort, një takim në nivelin më të lartë duke bashkuar shoqëritë civile të atyre shteteve që ende e aplikojnë dënimin me vdekje në mënyrë që të bindin udhëheqësit e tyre për rëndësinë dhe urgjencën e heqjes së tij.

Robert Badinter, ish -ministri i Drejtësisë që kishte hequr dënimin me vdekje në  vitin 1981, kishte deklaruar bindjen e tij absolute se:“dënimi me vdekje është i destinuar të zhduket në botë sepse është një turp për njerëzimin”.

“Nuk e mbron shoqërinë, e çnderon.”- shtoi ai me një zë të fortë nën kupolën e Panteonit.

Dënimi me vdekje është ende në fuqi në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Indi.