Vendosni fjalën kyçe....

COVID-19 në Kosovë, 4 humbje jete dhe 14 raste të reja me virusin


Ndërsa ditën e djeshme nuk ka humbur jetën asnjë, në 24 orët e fundit në Kosovë u shënuan 4 viktima të reja si pasojë e koronavirusit.

Kjo u konfirmua pak më herët nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë numri i rasteve të reja ka rënë ndjeshëm.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259. Në total numri i rasteve aktive është 1.157.”- bën me dije Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.