Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Çuçi: Veliu e ngriti Policinë në nivelet më të larta në këto 30 vite, Nano ka një sfidë para


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka njoftuar zyrtarisht emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, një ditë pas dorëheqjes së Ardi Veliut.

Çuçi tha se drejtori i ri Gledis Nano ka sfidën për ta çuar përpara performancën e shkëlqyer të paraardhësit të tij, Ardi Veliut, për të cilin shprehu vlerësime të larta. Ai sqaroi edhe deklaratën e bërë ditën e djeshme për “fikjen e kandilit”, që sipas tij është keqkuptuar nga mediet.

“Besoj se të gjithë treguesit e sektorit të policisë flasin për një rritje dhe një standard të krijuar tashmë

Veliu largohet nga kjo detyrë me rezultate shumë të larta, duke e çuar në nivele si asnjëherë tjetër në këto 30 vite performancën e policisë së shtetit dhe kjo, falë profesionalizmit të Ardi Veliut dhe të gjithë treguesit e sektorit të Policisë flasin për një rritje dhe standard të krijuar tashmë të performancës së Policisë së Shtetit në nivele maksimale. Z.Nano që zëvendëson Veliun, një oficer karriere, pa diskutim që ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të policisë në këto vite.

 Ma keni keqkuptuar pjesën e kandilit, se janë situata që krijohen në dinamikë në Komisionet parlamentare, dhe do ja lë atij momenti.

Janë të gjithë treguesit që flasin se kemi arritur një standard, që nga numri i vrasjeve është përgjysmuar nga 2013, apo OFL, apo performanca apo besueshmëria që është ndaj Policisë së Shtetit. Të 100 ditëshit do ketë edhe 300 ditë dhe gjithmonë synojmë përmirësimin, sjellim një energji të re me synimin që të realizojmë objektivat apo angazhimet që kemi marrë në mandatin e tretë.”- tha Çuçi.