Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Kemi vendosur për shpronësimin e banorëve në Kombinat, të përshpejtojmë Rindërtimin


Në deklaratën për mediet, zv.kryeministri dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka zbuluar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për shpronësimin e banorëve në zonën e Kombinatit, për t’i hapur rrugë nisjes së punimeve në kuadër të Rindërtimit.

Po ashtu ai shtoi se në kuadër të kësaj është shtuar edhe shuma e bonuseve të qirasë për ato familje që janë të prekura.

“Ndërkohë informacion tjetër përsa i përket, sot është marrë gjithashtu një vendim për shpronësimin me shkëmbim në kuadër të Rindërtimit për Kombinatin, në mënyrë që të bëjë të mundur, përshpejtimin e punimeve për të plotësuar atë premtim që ne punimet për Rindërtimit do ta mbyllim në gusht të vitit tjetër në të gjitha sajtet.

Në këtë kuadër kemi shtuar dhe shumën e qirasë për të gjithë ato falmilje që akoma nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, për shkak se pallatet e tyre janë duke u rikonstruktuar apo rindërtuar.

Pra do të vazhdojmë ti japim familjeve të dëmtuara shumën e plotë të bonusit të qirasë që kemi filluar t’i japim që në ditën 1 pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019.”– deklaroi Ahmetaj.