Vendosni fjalën kyçe....

Po pinte kafe në lokal, ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Athinë


Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Athinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kafene pranë stacionit hekurudhor qendror të kryeqytetit.

Viktima është identifikuar vetëm si një shtetas shqiptar 39-vjeçar, por nuk bëhet me dije emri i tij. Ai u qëllua në kokë dhe stomak nga një person i armatosur, ndërsa qëndronte i ulur në zonën e jashtme të lokalit në rrugën Liosion në lagjen Agios Pavlos, rreth orës 21:00.

Siç shkruan Ekathimerini, dëshmitarët i thanë policisë një burrë i veshur me rroba të errëta iu afrua viktimës, e qëlloi atë tre herë dhe më pas u largua me shpejtësi me një makinë me ngjyrë të çelët.

39-vjeçari shqiptar u dërgua në spital me një ambulancë, por mjekët nuk ishin në gjendje t’i shpëtonin jetën.

Policia e shtetit fqinj ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me aktivitetet e viktimës, si pronar i një klubi nate.