Vendosni fjalën kyçe....

“Mos u afro asnjë hap” – Kryeplaku i Kelmendit zbulon çfarë i thanë personat në avionin që bëri ulje të detyrueshme në Vermosh


Kryeplaku i Kelmendit, Prekë Vata, ka dhënë hollësi lidhur me avionin që bëri ulje të detyrueshme në zonën e Vermoshit, pranë kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi.

Në një telefonatë me News24, ai tha se personi i parë që është afruan pranë avionit që bëri ulje të detyruar ka qenë një bari, të cilit i është thënë të mos afrohej.

Më pas dy personat në bord, janë marrë nga një fuoristradë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i rrëzimit ndërsa vendndodhja e tyre nuk dihet.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin në fjalë. Mjeti ajror ka bërë ulje të detyruar në zonën e Vermoshit rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

“Kam informacion. E mora informacionin nga banorët e lagjes dhe barinjtë. Aty afër nuk ka pasur njeri. S’ka shtëpi afër. Ky avion ka ardhur rreth orës 9 ose 9 e çerek. Është ulur në atë zonë, në lagje të Velipojës. Kanë pushuar nja gjysmë orë dhe kanë tentuar që të ikin nga kanë ardhur dhe kanë pësuar defekt, dhe kanë rënë në një livadh. Banorët kanë ndjerë si punë granate. I pari erdhi një bari. Erdhën dhe disa të lagjes. Kanë parë disa njerëz aty, dy njerëz dhe nuk i kanë lënë të të afrohen. Aq thonë, se më afër nuk i kanë lënë të afrohet. Njëri fliste shqip. Më pas erdhi fuoristrada. “Mos u afro këtu. Mos u afro as një hap më këtej, largohu!’. Në zonë kanë qëndruar rreth 30 minuta. Në atë moment kanë qenë larg. Tërë verës vinin turistë dhe zbrisnin me parashutë. Jam duke pritur policinë këtu që të vijë. Nuk jemi aty afër.” – tha Vata.