Vendosni fjalën kyçe....

‘Liri pa certifikata’, ‘Poshtë qeveria’ – Protesta të mëdha kundër pasaportave Covid-19 e vaksinimit të detyrueshëm në Rumani (Video)


Turma të mëdha qytetarësh kanë vërshuar në rrugët e Bukureshtit, duke protestuar kundër pasaportave të vaksinimit, shtetrrethimit për të pavaksinuarit dhe kufizimeve të tjera të reja të sapo futura që synojnë ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit në Rumani.

Rreth 15,000 njerëz u mblodhën në Sheshin e Universitetit dhe Sheshin e Fitores jashtë zyrave qeveritare në Bukuresht të shtunën, duke brohoritur ‘Liri pa certifikata’ dhe ‘Poshtë qeveria’.

Seria e e fundit i kufizimeve hyri në fuqi të dielën, duke kufizuar qasjen në vendet argëtuese, si dhe duke futur shtetrrethime gjatë fundjavës për individët e pavaksinuar.

Autoritetet gjithashtu bënë të detyruesyhme mbajtjen e maskave në hapësirat publike të brendshme dhe të jashtme në zonat me më shumë se gjashtë raste të koronavirusit për 1,000 banorë, përfshirë kryeqytetin.

Rumania, e cila është shtëpia e rreth 19 milionë njerëzve, renditet e dyta më e ulëta për vaksinimet në bllokun shtetëror 27-anëtarësh të BE-së, me më pak se 28% të popullsisë të vaksinuar me dy doza. Të martën, Rumania filloi të ‘rekomandojë’ një dozë shtesë dhe kërkoi t’i bënte vaksinimet të detyrueshme për mjekët dhe stafin tjetër të kujdesit shëndetësor.

Me një total prej 1.24 milionë rastesh të regjistruara zyrtarisht dhe rreth 37,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, Rumania ka parë një rritje të mprehtë të infeksioneve të reja gjatë javëve të fundit, pasi autoritetet kanë frikë se spitalet së shpejti do shkojnë në kolaps duke mos pasur më vende bosh në reanimacion.