Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy të rinjve në Elbasan, godasin njëri-tjetrin me thikë e sende të forta


Foto ilustruese

Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme në ‘Parkun Rinia’ në Elbasan. Sikurse bën me diije policia, dy të rinj pas një konflikti kanë filluar ta godasin njëri-tjetrin me thikë e sende të forta.

Të rinjtë e identifikuar me inicialet S. C., 29 vjeç dhe B. B., 27 vjeç, kanë marrë dëmtime të lehta.

“Më datë 29.09.2021, rreth orës 13:30, pranë parkut Rinia, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta , shtetasit S. C., 29 vjeç dhe B. B., 27 vjeç, banues në Elbasan, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, dhe për pasojë të dy kanë marrë dëmtime të lehta.”- bën me dije Policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.