Vendosni fjalën kyçe....

I riu në Bulqizë merr peng përgjegjësin e Zyrës Arsimore, i kërkon rikthimin e familjarëve në punë


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bulqizë, ku një i ri ka marrë peng përgjegjësin e Zyrës Arsimore, duke i kërkuar t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

Denoncimi në Polici u bë nga vetë zyrtari 52-vjeçar me inicialet K.K., i cili tha se 29-vjeçari e ka marrë në automjet duke e mbajtur brenda pa dëshirën e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:

K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.”– thuhet në njoftimin e Policisë.