Vendosni fjalën kyçe....

Presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama (FOTO)


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von er Leyen ka mbërritur pak momente më parë në Tiranë, ku është pritur në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama.

Fill pas këtij takimi, presidentja e KE-së pritet të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë.

Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në fshatin Qerekë të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Kjo është vetëm ndalesa e parë për zonjën Von Der Leyen, e cila pas takimeve zyrtare në Shqipëri, do të niset për në Maqedoninë e Veriut dhe nesër në Kosovë kurse pasnesër në Serbi e Bosnja-Hercegovina.

Kujtojmë se pak para mbërritjes së saj në kryeqytetin shqiptar, Der Leyen ka publikuar një mesazh në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”, ku shprehte mesazhin se BE do të investojë në mënyrë stratejike për të ardhmen e përbashkët europiane.

 “Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme.

Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ne jemi duke e përgatitur atë tani.

Duke kapërcyer COVID-in, së bashku.
Duke investuar në mënyrë strategjike.
Duke i dhënë mundësi rinisë sonë.”-
 shkruan Der Leyen.