Vendosni fjalën kyçe....

KLSH gjen 22.6 milionë euro dëm nga institucionet shtetërore në periudhën 2019-2020, bën dy kallëzime në prokurori


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm prej 22.6 milionë euro nga ana e institucioneve për veprimtarinë e tyre ekonomike në periudhën 2019-2020.

Sipas buletinit të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë gjetur parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhura dhe shpenzime të kryera dhe qe përllogaritet në 1.3 milionë euro, shkruan BW.

Ndërkohë një pjesë tjetër e dëmit i përket shkeljeve të disiplinës financiare të autoriteteve, nga të cilat 8.4 milionë euro është dëm në fushën e të ardhurave dhe pjesa më e madhe në atë të shpenzimeve në 12.8 milionë euro. Puna audituese është përqëndruar kryesisht në fushat për të cilat KLSH ka vlerësuar një nivel të lartë risku.

Shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me administrimin e të ardhurave, menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike, keq administrimin e pronës shtetërore ndjekur nga paligjshmëritë proceduriale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik, si dhe shkeljet në zbatimin e legjislacionit fiskal.

Për shkeljet e gjetura, KLSH në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka përcjellë në Prokurori 2 kallëzime penale.