Vendosni fjalën kyçe....

“Njihni Kosovën” – Kryeministrja serbe i përgjigjet Ramës: Deklarata të tilla s’janë të mira, ç’të duhet të ndërhysh


Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e OKB-së ku bënte thirrje për njohjen e Kosovës.

Brnabiç ka deklaruar se disa “e përdorin atë podium për politikë pikë dhe se deklarata të tilla nuk janë të mira për sigurinë rajonale”, siç raporton informer.rs.

Sipas kryeministres serbe, përgjigja më e mirë u dha nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së Antonio Guterres, i cili tha se Kosova nuk është shtet për Kombet e Bashkuara.

“Fjalia e parë në takimin me mua ishte – Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë dhe më diplomatike. Unë nuk shoh se çfarë do kryeministri i një vendi të ndërhyjë në punët e brendshme të një vendi tjetër, Serbisë, veçanërisht pasi ne kemi marrëdhënie të mira dhe po përpiqemi të ndërtojmë një të ardhme tjetër”- tha Brnabiç për Tanjug, kur iu kërkua të komentonte deklaratën e Ramës.

Ajo vuri në dukje se ajo kishte patur një takim të shkëlqyer me Guterres, sepse ajo që tha ai për Kosovën ishte fjalia e tij e parë në takim, si dhe se ai falënderoi Serbinë për gjithçka që bën për OKB -në, multilateralizmin dhe rendin ndërkombëtar.