Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i katërfishtë në rrugën e Rinasit, drejtuesit ia hedhin pa u lënduar


Foto ilustruese

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Rinasit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00, ku 4 automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 13:00, në Rrugën e Rinasit, janë përfshirë në përplasje 4 mjete, ku ka vetëm dëme materiale.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Si pasojë e këtij aksidenti u bllokua për disa minuta rruga vetëm në aksin nga Rinasi në Tiranë, por situata u rikthye në normalitet pas spostimit të automjeteve të dëmtuara.

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në orën 13:40 në Rrugën e Durrësit, ku mjeti me drejtues J. M, ka përplasur një motor me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç. I riu mësohet se është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 13:40, në Rrugën e Durrësit, mjeti me drejtues J. M, ka përplasur motomjetin me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- bëjnë me dije uniformat blu.