Vendosni fjalën kyçe....

Rihapen shkollat e mesme në Afganistan, por vajzat dhe mësueset gra nuk lejohen në mësim


Talibanët i kanë përjashtuar vajzat nga shkollat ​​e mesme në Afganistan, duke lejuar vetëm djemtë dhe mësuesit meshkuj të kthehen në klasa.

Nxënëset e shkollave i thanë BBC -së se ishin shumë të lënduara nga ky vendim.

Zyrtarët talebanë që morën pushtetin muajin e kaluar thanë se po punonin për të marrë një vendim mbi këtë çështje.

Shumë kanë frikë se rikthehet ai regjim i viteve 1990 kur talebanët kufizuan ashpër të drejtat e vajzave dhe grave.

Nën qeverinë e tyre të re, zyrtarët talebanë kanë thënë se gratë do të lejohen të studiojnë dhe punojnë në përputhje me interpretimin e grupit të ligjit fetar islam.

Por grave që punojnë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi derisa të përmirësohet situata e sigurisë dhe luftëtarët talebanë nga ana tjetër kanë rrahur shumë gra që protestonin kundër qeverisë së përkohshme e përbërë vetëm nga burra.

Të Premten, grupi islamik duket se ka mbyllur ministrinë e çështjeve të grave dhe e ka zëvendësuar atë me një departament që dikur zbatonte doktrina të rrepta fetare.

Në një deklaratë të publikuar para hapjes së shkollave afgane të shtunën thuhet: “Të gjithë mësuesit meshkuj dhe studentët duhet të ndjekin institucionet e tyre arsimore”.

Shkollat ​​e mesme janë zakonisht për nxënës të moshës 13 deri në 18 vjeç, dhe shumica janë të ndara.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid u citua më vonë nga Agjencia e Lajmeve Bakhtar në Afganistan të thoshte se shkollat ​​e vajzave do të hapeshin së shpejti. Ai tha se zyrtarët po punonin aktualisht me “procedurën” për këtë dhe për detajet përfshirë ndarjen e mësuesve.