Vendosni fjalën kyçe....

Skena të pazakonta, futbollisti në Angli godet keqazi në këmbë kundërshtarin dhe e rrëzon përtokë (Video)


Një skenë e pazakontë është parë në një ndeshje mes Swansea e Luton në Championship, kategoria inferiore në Angli.

Lojtari i ekipit uellsian dhe kombëtares së Irlandës, Manning me sa duket po përpiqej të bënte lojëra gjatë barazimit 3-3 të ekipit me Luton Town  por ish-lojtari i Arsenalit, Henri Lansbury nuk kishte shumë dëshirë për lojëra.

Në pamjet që janë parë më shumë se 1.1 milion herë nga ndeshja e kampionatit, kamerat televizive kapën Manning duke goditur në këmbë pa top kundërsharin duke e rrëzuar përtokë.

Kjo solli rrëmujë në fushë mes lojtarëve të dy ekipeve por çdo gjë u qetësua më pas.