Vendosni fjalën kyçe....

Rama u tregon ministrave Kodin e Etikës: Nëse e shkelni njëherë kërkoni falje publike, herën e dytë largoheni


Kryeministri Edi Rama e ka nisur mbledhjen e parë të qeverisë duke u treguar Kodin e Etikës dhe tërësinë e rregullave që duhet të zbatojnë.

Rama i ka paralajmëruar ministrat e tij se nëse shkelin rregullat për herë të parë kërkojnë ndjesë publike ndërsa për herën e dytë largohen.

Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet këtu publikisht, për respektimin me besnikëri të Kodit Etik, duke marrë përgjegjësinë personale për zbatimin e tij. Teksti i Kodit Etik është hartuar në vitin 2013. Në Kod nuk thuhet as që anëtarët nuk mund të shkojnë me pushime jashtë shtetit. Dy të parat për udhëtimet dhe pushimet janë zbatuar. Krahasuar me qeveritë e mëparshme kur anëtarët e qeverisë udhëtonin si biznesmenë apo shullëheshin në plazhet e botës.

Duhet përcaktuar që bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën VIP të Aeroportit. E njëjta gjë vlen me veturat. Ndalimi i përdorimit të makinës së ministrit për familjarët. Ndërsa ndalimi i shkuarjes në restorant dhe kafene për ditët e punës, për fat të keq nuk është zbatuar. Desha ta them publikisht sot, se qeveria ka një Kod Etik, prandaj dua ta bëj me dije se në rastin e parë ministri duhet të kërkoi ndjesë, ndërsa në rastin e dytë duhet të largohet”, tha Rama.