Vendosni fjalën kyçe....

Kim takon anëtarët e Gjykatës Kushteteuse: Duhet të japin vendime me integritet e pavarësi, po punojmë që të bëhet e plotë


Ambasadorja amerikane Kim është takuar me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo shkruan se anëtarët e saj duhet të japin vendime me integritet, pavarësi e në përputhje me betimin e tyre.

Po kështu zyrtarja e lartë amerikane shkruan se po punon me institucionet përkatëse që ajo të plotësohet për sa i përket numrit të anëtarëve.

“Ndërsa Gjykata Kushtetuese i kthehet punës, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Është kritike për Gjykatën Kushtetuese që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse që Gjykata Kushtetuese të jetë e plotë me të gjithë anëtarët.” – shkruan Kim në Twitter.