Vendosni fjalën kyçe....

Kapen duke ecur me shpejtësi e të dehur në timon, pezullohen dhjetëra leje drejtimi në Tiranë


Dhjetëra leje drejtimi janë pezulluar në rrugët Tiranë-Elbasan e Tiranë-Durrës. 18 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose mbi shpejtësinë e lejuar.

10 leje drejtimi janë pezulluar në segmentin Sauk-TEG ku drejtuesit e mjeteve ecnin me shpejtësi nga 138 km/h deri 182 km/h. Përveç pezullimit të patentës atyre u është vënë edhe gjobë nga 7.000 deri në 25.000 lekë të reja.

Ndërsa 15 gjoba me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 121 km/h deri në 127 km/h .

8 leje drejtimi janë pezulluar në Tiranë pasi drejtuesit e mjeteve janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Drejtuesve të mjeteve në fjalë u është vënë edhe gjobë nga 15.000 lekë të rinj.