Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 17 numri i të vdekurve nga tajfuni në Filipine


Numri i të vdekurve nga tajfuni Conson që goditi pjesë të Filipineve u rrit në 17, tha autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive.

Sipas Këshillit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, afërsisht 9,000 ndërtesa u dëmtuan dhe transporti u ndërpre.

Numri i të vdekurve u rrit pasi 14 persona të tjerë humbën jetën në fatkeqësi dhe aksidente të shkaktuara nga cikloni. Rreth 24 persona janë plagosur ndërsa shtatë janë ende të zhdukur.

Më shumë se 313,000 njerëz janë prekur në total.